FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Princi Harry, lidhje të fshehtë me Emma Watson?

Princi Harry i Britanisë së Madhe po del me aktoren e famshme Emma Watson. Zërat për një lidhje mes tyre qarkullojnë prej disa ditësh, por është revista australiane “Womans Day” e cila pohon se mes Princit dhe yllit të filmit “Harry Potter” ka nisur një romancë.

Revista pretendon se Watson dhe Princi Harry janë takuar në një mbrëmje mes miqsh të organizuar nga ky i fundit në Dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ata janë bashkë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

E teksa mediat rozë aludojnë për lidhjen në fjalë, në rrjete sociale, fansat kanë shpërthyer në komente nga më të larmishmet, duke ironizuar faktin se “Hermione lidhet me Harry -n”, duke iu referuar personazheve në filmin “Harry Potter”, ku Watson luan rrolin e Hermione, mikeshës së Harrt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?