FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëlloi me armë, policia e Durrësit i shkon në shtëpi, shoqëron reperin Noizy (Video)

Policia e Durrësit ka shkuar sot në mbrëmje në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj.

Mësohet se Noizy ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Durrësit dhe po jep të gjitha sqarimet e nevojshme.

Kjo nuk është hera e parë që Noizy shoqërohet nga policia e Durrësit. Pak muaj më parë gjatë një kontrolli rutinë ai u kap pa leje drejtimi dhe me disa gjoba të papaguara, si dhe iu largua me shpejtësi policisë. Pasi e kapën policët e morën në pyetje dhe e lanë të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I MOTRES SE STRESIT
Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ motra e Stresit, Fatjona Lusha ka bërë publike një video në të cilët shfaqet këngëtari Rigels Jaku, duke qëlluar me pistoletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fund të videos është edhe ai tjetri Noizy që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë ti afrohen”, shkruan ajo në Facebook.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?