FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Brad Pitt: Divorci, jam shumë i pikëlluar

Brad Pitt më në fund ka folur pas lajmit të përhapur se po divorcohet me Angelina Jolie.

52-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, tha: “Jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo çfarë ka më së shumti rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve tanë”.

“Me mirësi u kërkoj mediave që t’ua japin atyre hapësirën për të cilën kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Pitt sipas ‘The Sun’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse për “People” ai deklaroi: “Mendoj se kur një çift ballafaqohet me vështirësi në jetë, çfarëdo që të jetë ajo, ose i ndan ata ose i bashkon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti ka qenë i martuar prej dy vitesh, por si çift kanë qenë së bashku për plot 12 vjet pasi luajtën së bashku në filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.

Brad para se të lidhej me Jolie, ishte me aktoren e “Friends”, në atë kohë, Jennifer Aniston.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?