FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Recorvey’ i Eminem shënon një rekord historik

Kur flitet për legjendat e muzikës, puna e të cilëve vijon të fitojë çdo vit fansa të rinj, Eminem është një ndër ata që qëndrojnë në krye të listës. Këngëtari i “Slim Shady” konsiderohet si një ndër zërat më të fuqishëm të muzikës dhe godet sërish në shenjë, me “Recovery”. Këtë javë, albumi i tij është kthyer në “Billboard 200” në vendin e 160-të, një renditje shumë e respektuar për një album që ka plot shtatë vjet që ka dalë në treg, duke vendosur kështu një rekord historik. Sipas “Billboard”, kjo është java e 300-të që “Recovery” qëndron në renditje. Vetëm disa albume mund të qëndrojnë në klasifikim për disa javë, dhe jo më shumë se 100 dhe kjo është një gjë e rrallë. Albumi “The Eminem Show” është certifikuar si “Diamant” në SHBA, ndërsa “Perdes Call” është shtatë herë “Platinum”. “Recovery” është konfirmuar si tre herë “Platinum”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?