FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reperi shqiptar bën testin e ADN. Arsyeja do t’ju habisë pa masë

Nuk krijon shpesh lajm mirëpo kur e bën një gjë të tillë sigurohet të habisë duke lënë pa fjalë. I tillë ka qenë postimi i fundit i reperit Unikkatil i cili ka shpërndarë një postim ku shpalosen rezultate të testit të ADN-së për të përcaktuar përardhjen.

Në bazë të rezultateve të këtij testi gjenetik, në postimin e shpërndarë nga Unikkatil thuhet se: ‘ai i përket pikërisht haplogrupës së njohur Shqiptaro-Ilire autoktone E-V13.

Konstatohet se familja Adili nga Kërçova i takojnë të njëjtës degë të E-V13 sikurse Unikkatil çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet Shqiptarëve të Krishterë dhe Myslimanë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, testi etnik e ka kategorizuar Viktorin si 96% autokton nga Europa juglindore ndërsa përqindja e mbetur i rezervohet origjinës britanike e cila e ka habitur reperin. Ky i fundit, i bën thirrje fansave të provojnë një test të tillë për të parë rezultate interesante, raporton prive.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?