FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rihanna: S’jam lidhur me DiCaprion!

Prej kohësh qarkullonin thashethemet se Rihanna po shijonte një romancë me DiCaprion dhe se ajo ia kishte prezantuar aktorin familjes së saj, por në fakt asgjë nuk ka qenë e vërtetë. E lodhur nga fjalët që qarkullonin për të, këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha këto në mënyrë kategorike. Sipas saj, asgjë që është shkruar për të nuk është e vërtetë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike "DailyStar", sipas së cilës këngëtarja 27 vjeçare është shprehur se gjithçka është një trillim i mediave rozë. E pyetur nga gazetarët se çfarë kërkon RiRi nga një mashkull, ajo tha se ai duhet të jetë dikush që respekton karrierën e saj dhe që pranon faktin që nuk ka shumë kohë për t’i ofruar. Ndër të tjera ylli i muzikës tha: “Sa më shumë respektojmë veten tonë, aq më shumë do të na respektojnë edhe meshkujt”. Deklaratat RiRi i bëri gjatë promovimit të filmit të saj të animuar “Home”. Në fakt, përpos shumë zërave të ndryshëm për një lidhje, ajo çfarë e bënte të besueshme ishin edhe fotot e shkrepura nga paparacët, ku ata ishin bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?