Rita Ora është biseksuale?
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka ngritur spekulime për prirjet seksuale me klipin e ri muzikor “Girls”.
Në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli X i kanë dedikuar këngë fuqisë që kanë femrat, duke përfshirë në mënyrë indirekte komunitetin LGBTI.
“Ndonjëherë dua të puth vajza. Jam e entuziasmuar. Jam mendjehapur, jam 50/50 dhe nuk do e fsheh kurrë”, është fraza e Ritës që i bëri të gjithë të dyshojnë se është biseksuale.
Pak para se të publikonte këngën, ajo foli në një intervistë për revistën People, duke thënë:
“Unë shkruajta këtë këngë para 2 vitesh, kur isha në Londër me skuadrën time dhe nuk mendoj shumë për të. E dija që ishte e mirë që kur e shkruajtja, por nuk e mendova kurrë që do të bëhej këngë, kështu që e lashë pas dore për një periudhë. Cardi e pëlqeu sapo i ra në dorë dhe ishte e para që regjistroi një frazë. Pastaj e pëlqeu dhe Charlie, ndërsa Bebe është e fundit por unë doja shumë të punoja me të sepse jemi nga i njëjti vend dhe kemi tentuar të regjistrojmë dicka se është një tekstshkruese shumë e mirë. Doja ti bëja këto femra të fuqishme së bashku dhe më pëlqen shumë. Kënga paraqet lirinë dhe mundësinë e të qenit kush do të jeshë pa gjykime, vetëm të jetosh jetën sic do ti. Nëse njerëzit e shohin si dicka biseksuale, janë shumë mendjengushtë. Mendoj se kjo nuk ka rëndësi.”
Mbetet për tu parë në intervistat tjera nëse Rita ora do konfirmojë që pëlqen femrat dhe meshkujt.

