FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rita Ora me Wiz Khalifa?

Rita Ora ka munguar në ceremoninë hapëse të X Factor në Londër por duket se ka pasur çfarë të bëjë. Këngëtarja, e cila është duke promovuar këngën e saj të fundit me Chris Brown “Body On Me”, të mërkurën mbrëma ka vazhduar me perfomancën e saj të mrekullueshme në Los Angeles. Rita kishte veshur një bluzë shumë të veçantë, të tejdukshme të purpurt shoqëruar nga një minifund. Por gjatë shfaqjes, publikun e ka befasuar reperi Wiz Khalifa, i cili ishte i ftuar nderi i Ritës. Dje, reperi ka shpërndarë një foto në Facebook, prapa skenës së natës së djeshme, bashkë me Ritën, ku shkruante “Sigurisht që do të vij të të shoh”. Rita Ora dhe reperi janë parë duke u shoqëruar shumë së bashku këto ditë. Dyshohet se ata kanë filluar të dalin bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?