FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rita sërish në shoqërinë e Lewis Hamilton

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, kohët e fundit u pa në shoqërinë e shumë femrave të bukura në Karaibe, video të cilat i shpërndau në profilin e tij në Snapchat. Por, siç duket, pas përfundimit të pushimeve të zjarrta, Hamilton i është rikthyer Rita Orës dhe me gjasë është dashur të sqarojë videot në fjalë.

Mediat britanike raportojnë për një takim mes tyre, ku thuhet se Hamilton mbërriti i pari në një lokal nate në New York, ndërsa Rita Ora hyri pas 10 minutash. Pasi përfunduan, Rita ishte e para që u largua, ndërsa pas 5 minutash doli edhe 31-vjeçari.

Si gjithmonë, Rita dukej shumë bukur dhe plot stil, njëjtë sikurse edhe Hamilton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lewis dhe Rita kanë pasur shoqëri grupore për vite të tëra, mirëpo thashethemet për një romancë mes tyre nisën të përhapeshin me të madhe pasi ata nisën të takoheshin vazhdimisht në shoqerinë e njëri-tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohë më parë, ata u fotografuan në Mal të Zi, teksa argëtoheshin së bashku në plazhet e vendit fqinj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?