FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rona Nishliu: Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje

Rona Nishliu kudo që shfaqet rrëmben shumë duartrokitje dhe rikonfirmon vlerat e saj artistike. Rona, së fundmi ka mbajtur koncert me performanca të frymëzuara nga motivet tona, i cili po ashtu është titulluar “Me motivet tona”. Flitet se këto këngë do të përmblidhen në një album. Po ashtu këngëtarja ka këndur edhe në Oborrin Qeveritar në Tiranë dhe ka shkëlqyer para njerëzve me ndikim në jetën politike, art e kulturë. E, pavarësisht sukseve, Rona ruan thjeshtësinë. Ajo mendon se nuk është më e mira, madje thotë se vendi ynë, kosovë e Shqipëri ka shumë zëra të veçantë. “Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje dhe unë me aq sa kam mundësi do t’i ndihmoj ata në vazhdimësi”, ka thënë këngëtarja e “Suus”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?