FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpenzon 10 mijë dollarë për ta parë, por ajo anulon koncertet: I kërkon vetëm një gjë Adeles

Lori Shortall, e cila është mësuese kanadeze, ka një rekord që s’do e kishin shumë vetë zili.

Ajo është fanse e flakët e këngëtares britanike Adele, por asnjëherë nuk ka arritur ta shohë në ndonjë koncert.

Në fakt, në tre raste që mësuesja ka blerë biletën për ta dëgjuar nga afër Adelen, kjo e fundit ka anuluar performancat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhgënjimi i fundit është shumë i freskët, gjatë fundjavës së kaluar Shortall shkoi në Londër, por dy koncertet e fundit të parashikuar për në Wembley, u anuluan prej këngëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Adele, është koncerti i tretë që më anulon! Houston (2011), Phoenix (2016) dhe Londra (2017). Jam mësuese e muzikës dhe u shkatërrova me udhëtime për koncerte që anulohen”, shkruan gruaja në Facebook.

Si kundërshpërblim të kësaj ajo nuk kërkon që t’i kompensohen shpenzimet prej dhjetë mijë dollarësh, por të pijë një filxhan çaj me të.

“Nuk kam arritur ende të të shikoj në një koncert dhe besoj se deri më tani kam shpenzuar thuajse 10 mijë dollarë. Gjithë sa të kërkoj janë 5 minuta për një filxhan çaj bashkë”, shkroi Shortall, i cili mesazh u përhap me të madhe në rrjetet sociale, por deri më tani nuk ka pasur reagime të Adeles.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?