FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si nga hiçi, Kylie sapo e vërtetoi vetë që ka zmadhuar gjoksin (FOTO)

Thashethemet që 19-vjeçarja, Kylie Jenner, ka zmadhuar gjoksin kanë goxha kohë që qarkullojnë. Ama, me selfien e re postuar nga vetë ajo, fansat mendojnë se Kylie i vërtetoi vetë dyshimet. Kylie pozoi me reçipeta të verdha dhe tuta të zeza, duke nxjerrë në pah byrzylykun nga Cartier dhe një kasë nga koleksioni i Kim-it.

Pavarësisht gjithë këtyre, ndjekësit e saj ishin të fiksuar tek një gjë e vetme. “Po vrisja mendjen kur do t’i tregonte tamam,” shkruan një prej tyre. “Kylie Jenner ka zmadhuar gjoksin. Dua të di ç’masë janë,” shkruan një tjetër në Twitter.

Më herët Kylie ka folur rreth dyshimeve për zmadhim gjoksi. Në gusht të 2016-ës, ajo tha: “E kam menduar, por thashë pse t’i prish. Gjoksi im është i mirë kështu siç është dhe janë madhësi e këndshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë kirurgë plastikë bien dakort se ajo i ka zmadhuar minimalisht dy masa. Ajo vetë nuk ka pranuar gjë akoma, po a ka më gjë për të pranuar? Ju gjykoni vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?