Sulmi fizik ndaj Edit, Prokuroria Themelore e Pejës hap rast penal ndaj Joz Markut

Jozi Marku është vënë në “stop-listë” nga autoritetet kosovare, pas incidentit të dhunshëm ndaj Edi Kuçit, për të cilin së fundmi është publikuar videoja e plotë e sulmit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori kujdestar ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas Nikçit, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., inicialet e të cilit i referohen Edi Kuçit. “Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, vendosjen në “stop-listë” të të dyshuarit, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore ndaj tij. “Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka thënë Nikçi. Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të dispozitave të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas saj, zbatohet edhe ndaj personave të huaj që kryejnë vepra penale jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti lidhet me përleshjen e dhunshme mes Jozit dhe Edi Kuçit, pamjet e së cilës kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale. Në videon e plotë, e publikuar nga portali “Reporteri”, shihet momenti kur Edi ndalohet në rrugë përmes një tabele të falsifikuar “Stop”, ndërsa më pas i dilet në pritë dhe sulmohet fizikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?