FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Susan Sarandon sulmon Academy: Për të fituar një Oscar duhen shumë para

Susan Sarandon ka qenë në festivalin e Torontos për të prezantuar ‘Blackbird’, filmin e ri ku ajo interpreton. Pyetjes së mediave për mundësinë për të fituar me këtë rol, artistja i është përgjigjur me një sulm kundër Academy.

“E pamundur të matesh me Harvey Weistein-ët e të gjithë botës. Merita nuk vlen, për të fituar një Oscar duhen shumë para”, ka deklaruar aktorja e famshme duke u përgjigjur drejtpërdrejtë pyejtes.

Artistja, që kishte fituar statujën më 1996 si interpretuesja më e mirë femër me filmin “Dead Man Walking”, ka folur për situatën aktuale që lidhet me Oscarin dhe se si ka ndryshuar situata në dekadat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Ndershmërisht mendoj se kinemaja është bërë biznes’ ka deklaruar ajo. Në kohën kur unë merrja 5 nominime, duke fituar një Oscar, nuk ishte e nevojshme t’i harxhoje të gjitha paratë’. Më pas ajo ka treguar se si organizohen fushata të tëra lobingu, që zgjasin deri në 6 muaj, për të marrë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?