FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taylor Swift godet ata që e urrejnë: Hakëmarrja…

Kënga e re e Taylor Swift nuk është gjë tjetër veçse një rikthim te tema e vjetër e preferuar e saj: goditja e atyre që e urrejnë. Pas një viti që e pa këngëtaren të kalojë përmes një ndarjeje të vështirë, një lidhje sentimentale afatshkurtër, sherreve me kolegët dhe një beteje në gjyq, 27-vjeçarja nxjerr “single”-in “Look What You Made Me Do” (Shikoni çfarë më detyruat të bëj).

“Kam një listë emrash dhe i yti është nënvizuar me të kuqe”, thuhet në tekstin e këngës së fundit të saj. “E kontrolloj një herë e pastaj i kthehem prapë”. Hakmarrja është ajo çfarë lexohet mes rreshtash.

Swift preferoi t’i qëndronte larg syrit të publikut këtë vit, në vazhden e mediatizimit të madh që iu bë ndarjes së bujshme të saj nga “DJ” britanik, Calvin Harris, historisë shumë të shkurtër të dashurisë me aktorin Tom Hiddleston, si dhe sherreve të hapura me Katy Perry, Kim Kardashian e Kanye West.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga del vetëm një javë pasi 27-vjeçarja fitoi procesin gjyqësor kundër një “DJ” të një stacioni radiofonik, të cilin e akuzonte se e kishte kapur nga të pasmet gjatë një seance fotografimi në vitin 2013. Shpërblimi që mori ishte simbolik, vetëm 1 dollar, për dëmet morale të pësuara, aq sa ç’kishte kërkuar edhe vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?