FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thyen rregullat, lë lojën banori i parë në Big Brother

Për shkak të thyerjes së rregullave të lojës brënda shtëpisë më të madhe Big Brother Albania 8, një nga banorët është larguar mbrëmjen e djeshme. Kur ende nuk ka kaluar java e pare e qëndrimit në shtëpi, një nga banorët e këtij edicioni mbrëmë ka lënë lojën. Bëhet fjalë për Edisonin, i cili ka thyer rregullat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edisoni ka debatuar me Sokolin, me të cilin ka pasur zënka të shpeshta. Pas debatit mes djemve, ka qënë Sokoli që i është drejtuar dhomës së gjumit për të bërë gati valixhen. Ndërsa ai ka shkuar në dhomën e rrëfimit për të folur me produksionin, Edisoni ka vendosur të flasë me Big Brother, për ti komunikuar se ai nuk mund të qëndrojë në një shtëpi me Sokolin. Kjo deklaratë është konsideruar si një kusht i vendosur Big Brother-it, ndaj Vëllai i Madh ka vendosur largimin e Edisonit nga shtëpia. Ai është larguar mbrëmë pas mesnate, duke i dhënë fund lojës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?