FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Top Awards’, publiku thërret NRG Band që të hyjë në klasifikim

Ata fituan çmimin “Grupi i Vitit” gjatë ceremonisë së “Top Music Awards 2016” organizuar në muajin qershor. Bëhet fjalë për grupin e njohur NRG Band, i cili ka pasur një vit të suksesshëm ku disa prej projekteve muzikore të tij kanë qenë hitet e kësaj vere.

Ndërkohë që janë duke shijuar suksesin e këngës “Mos ma le fajin”, një këngë që prej 15 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, grupi ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë projektin më të ri muzikor.

“Thirrem” titullohet kënga, e cila ka korrur një sukses të madh edhe pse ka vetëm një javë që ka dalë në treg. Duket se fansat kanë pëlqyer së tepërmi këtë projekt, pasi përmes votave të tyre, ata jo vetëm e kanë bërë pjesë të Top Listës por gjithashtu kanë mundur ta rendisin NRG Band në vendin e 8-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?