FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Victoria Beckham hedh në gjyq restorantin

Victoria Beckham ka hedh në gjyq një restorant për shkak të reklamës së tij. “Sidhu Golden Fish and Chips in Battle Hill” e ka quajtur atë një ikonë anoreksike të modes, duke e krahasuar me një copë pice të hollë. Slogani është vendosur në pjesën e prapme të furgonit që dërgon ushqim në shtëpi dhe përmban një karikaturë të ish-këngëtares së Spice Girls ku ajo mban një brez që lexon, “Ikona anoreksike e modës”. Restoranti me krenari ka treguar se picat e tyre janë më të holla se Victoria. Zëdhënësja e biznesmenes e ka quajtur reklamën e restorantit të papërshtatshme dhe të pamenduar. “Është shumë e papërshtatshme dhe të deformosh reputacionin e një personi në këtë mënyrë. Për fat të keq tashmë kjo është një çështje ligjore”. Ndërsa menaxheri i restorantit Soni Sidhu tha se kurrë nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd me këtë slogan, i cili ka qenë në pjesën e pasme të furgonit për rreth 3 vite: “Si menaxher dhe në emër të të gjithë stafit, si edhe pronarëve doja të theksoja se ne e dimë se sa të rënda janë ç’rregullimet e të ngrënit dhe kurrë nuk do të bënim diçka për t’i fyer këta njerëz”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?