FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Modelja e njohur rrëzohet nga shkallët

Modelja e njohur e “Victoria’s Secret” Bella Hadid ka përjetuar një moment shumë të sikletshëm mbrëmjen e djeshme.

Të gjithë mendojnë se gjëja që dinë të bëjnë më së miri modelet është të ecin me taka në një “terren të vështirë”, siç mund të jenë për shembull shkallët por Bella sapo na konfirmoi se një palë shkallë mund të jenë një tmerr i vërtetë edhe për modelet profesioniste. Hadid ka qenë duke festuar ditëlindjen e një miku të saj në New York.

Një moment kur po dilte nga clube-i ajo ka zbritur disa shkallë ku është penguar dhe ka rënë me gjunjë në tokë. Edhe rrëzimin, Bella e ka përballuar si një modele e vërtetë duke “sakrifikuar” gjunjtë dhe duke mbrojtur fytyrën. Bukuroshja e ka marrë gjithçka me shaka dhe sportivitet edhe pse ishte e dukshme se për të ndodhi një situatë e sikletshme. Duket se çizmet e saj me takë të lartë e kanë tradhëtuar paksa, transmeton blitz.al. Mend për herën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë ndiqeni momentin e rrëzimit në videon më poshtë….

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?