VIDEO/ Një figurë ikonike në skenën e Eurovisionit, Rajmonda Bulku prek me rolin e Nanës

Sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest 2026, publiku do të përjetojë jo vetëm një performancë muzikore, por edhe një rrëfim të mbushur me emocion dhe ndjenjë të thellë njerëzore. Në skenë përkrah përfaqësuesit të Shqipërisë, këngëtarit Alis do të ngjitet edhe aktorja ikonike Rajmonda Bulku, një nga figurat më të dashura të artit shqiptar.

E njohur për rolet që kanë lënë gjurmë në kujtesën e publikut ndër dekada, e sidomos për figurën e Nanës që është kthyer në simbol të dashurisë, sakrificës dhe shpirtit shqiptar, Bulku sjell në këtë performancë një peshë të veçantë emocionale. Prania e saj në skenë nuk është rastësore, ajo bëhet ura që lidh publikun me mesazhin dhe shpirtin e fabulës së këngës.

Me një interpretim të heshtur, por jashtëzakonisht të fuqishëm, përmes vështrimit, dhimbjes dhe emocioneve që përcjell në portretin e saj, aktorja rikthen kujtime, mall dhe ndjenja që çdo shqiptar i njeh. Është ai emocion i rrënjëve, i mungesës, i dashurisë për nënën dhe familjen, që tejkalon kufijtë e gjuhës dhe arrin të prekë çdo zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në skenën e Eurovisionit, Rajmonda Bulku nuk vjen thjesht si një aktore e madhe e teatrit dhe filmit shqiptar, por si një figurë që mbart kujtesën kolektive të një brezi të tërë. Prania e saj i jep performancës dimension njerëzor dhe emocional, duke e kthyer atë në një histori që nuk këndohet vetëm, por edhe ndihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Redjon Shtylla (@redjonshtylla)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?