FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/Rusia ‘nën këmbët’ e Arilena Arës, këngëtarja shqiptare flet shqip në mes të Moskës

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka marrë pjesë në Europa Plus Live, ku ka performuar këngët e saj të fundit.

Ajo ka shkëlqyer gjatë interpretimit të saj duke bërë për vete shumë ndjekës të festivalit që ka mbledhur artistë nga e gjithë Europa. Alilena ka kënduar këngën e saj të famshme “Nëntori” në versionin anglisht dhe shqip, por edhe disa këngë të tjera të këngëtarëve të njohur me famë botërore si “Lost On You” të LP, “She Ëolf” (Falling To Pieces) të David Guetta ft. Sia, etj. Në festival ka interpretuar edhe këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka bërë disa nga fansat të përloten nga performanca e saj.

Këngëtaret shqiptare kanë mahnitur në këtë festival duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve të cilët kanë vrapuar për të shkrepur disa foto të Arilena Arës e cila shkëlqente me veshjen e saj. Këngëtares i janë shtuar edhe shumë fansa të rinj nga Rusia, kjo vihet re edhe nga komentet e shumta që ka marrë në gjuhën ruse në postimet e fundit të Arilenës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?