FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Zajminës nga i dashuri

Prej pak ditësh, mediat rozë diskutojnë për ndarjen e Zaimina Vasjarit nga i dashuri i saj prej 6 vitesh  dhe së fundmi, mësohet edhe arsyeja e përfundimit të lidhjes së tyre. Suplementi “Bluetooth” shkruan se xhelozia e partnerit të Vasjarit ka çuar në një krizë mes tyre, që thuhet se ka filluar që prej pranverës. Sipas miqve të çiftit, kjo mendohet të jetë edhe arsyeja përse Zaimina është tërhequr nga muzika prej kaq shumë kohësh.

Ajo ndërkohë është angazhuar në profesionin e saj si arkitekte dhe i është rikthyer biznesit duke hapur një butik që mban emrin e saj. Por, ndryshimi i mënyrës së saj të jetesës gjithësesi duket se nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbuluar problemet në çift. Së fundmi ajo ndodhej me pushime në Dubai me një grup mikeshash, me gjasa për të tejkaluar problemet në jetën sentimentale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?