FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet surpriza! Dasmën e Besit dhe Xhensilës do ta hapë VIP-i i vërtetë (VIDEO)

Kush e ndjek Bes Kallakun në Instagram dhe rrjete të tjera sociale e di se VIP-i i vërtetë i shtëpisë është gjyshja e tij, Ija.  Me videon që publikoi sot, u kuptua pse: Ija ta pret shkurt dhe ta çon bisedën aty ku do ajo, s’bën dot sipas qejfit! Prandaj hapjen e dasmës së Besit me Xhensilën më 1 shtator tek Pallati i Brigadave ia kanë lënë në dorë asaj.

Mirëpo, kur Besi e pyet se çfarë do të thotë Ija në hapjen e ceremonisë, ajo tallet: “Do them: ‘Ju lumshin kamt, kamt, kamt””, dhe qesh me të madhe.

Pastaj, duke folur seriozisht, tregon se akoma s’e ka caktuar çfarë do të thotë gjatë fjalimit. Megjithatë, e di se fillimisht duhet ta bisedojë me nipçen. “Nuk e di, se s’i kam gjet hala, i gjej mrapa, nga çikë e çikë. Do të m’i thuash ti gjërat, pastaj i rregulloj vetë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Për veshjen gjithashtu e ka ndarë mendjen: do të vishet për rehati, jo për qejf. “Fustan balloje?! Ça balloje? Ku di unë! Të vesh një fustan të rri rehat, m’u hiq qafe.”, ia mbyll ajo të nipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BX-Z3e7jtAJ/?taken-by=bes_kallaku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?