Home ShowBiz Shpallet proj...

Shpallet projekti fitues i muzeut “Besa”

61
0

Shtëpia e njohur si shtëpia e Libohoviteve, një ndërtesë karakteristike tradicionale tiranase do te shëndrrohet në muze dhe do te mbajë emrin Besa. Për të treguar besën dhe mikpritjen e hebrejve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Projekti që do të realizohet për ta kthyer këtë godinë historike në një muze të mirëfillt do të jetë ai i studios arkitekturore nga Zvicra, “Oppenheim”, e cila u përzgjodh si më i mira në garën mes 5 finalistësh.

Projekti fitues ka kapur thelbin e konceptit të Besës, që me guxim e komunikon atë mbi dhe nën tokë. Ndërhyrjet minimale arkitekturore në godinën ekzituesë, i lë vend krenarisë së trashëgimisë, e për këtë koncept, u përzgjodh si më i miri.

Godina ngrihet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve dhe do të jetë i dyti muze pas atij të Vlorës që do t’i kushtohet rolit që luajtën shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit.

Në këtë hapësirë ku do të komunikohet përmes artit, toleranca dhe bashkëjetea fetare e kulturore, do të integrohen edhe gjetjet arkeologjike që do të dalin në pah gjatë realizimit të projektit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit