Home Aktualitet Shpërndante k...

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 38-vjeçari (VIDEO)

10
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Donatori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi Anteo Guci, i cili shiste kokainën kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Detonatori”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit