Home Sporti Shpërthen pan...

Shpërthen pandemia te Real Madridi, 7 raste pozitive me Covid-19

62
0

Real Madrid po kalon një situatë të vështirë me Covid-19. Asensio, Bale, Lunin, Rodrygo dhe Davide Ancelotti, asistent dhe djali i trajnerit, kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera.

Listës i shtohen edhe Modric e Marcelo, të prekur më herët nga COVID-19. Klubi spanjoll bëri publik rezultatet e testeve ndërsa për momentin sfida e së dielës kundër Cadiz nuk është në rrezik, pritet të luhet rregullisht.

Sipas protokollit sanitar, Realit i duhet 13 lojtarë për të zbritur në fushë, mes tyre edhe një portier. Enrique Ruiz Escuerdo, ministri i shëndetësisë në Madrid, saktësoi se lojtarët e prekur nga COVID-19 mund të rikthehen të luajnë sapo të dalin negativ, nuk është e nevojshme ti nënshtrohen karantinës më pas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit