Home Aktualitet Shpërthim tri...

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë. Familja kalon momente paniku në mesnatë

18
0

Një familje në fshatin Zallë të Fushë Krujës u përfshi nga momente paniku pas mesnatës, pasi në portën e jashtme të banesës së tyre shpërtheu një sasi tritoli.

Sipas policisë, një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të E. H., ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende detaje të reja për ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, thotë policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit