Home Sporti Shqipëria do ...

Shqipëria do të presë Botërorin e Peshëngritjes 2023 për të rinj

31
0

Shqipëria e peshëngritjes ka marrë një lajm të rëndësishëm. Me votim unanim, Tirana është përzgjedhur për të pritur Kampionatin Botëror për të rinj për vitin 2023.

Kështu, talentet më premtuese të shtangës botërore do të zbarkojnë në vendin tonë për të matur forcat në këtë kompeticion të rëndësishëm moshash.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila ka njoftuar për përzgjedhjen e vendit tonë për të pritur këtë eveniment madhor.
Gjithçka ka ndodhur dje, në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), që u mbajt në Uzbekistan. I pranishëm ishte edhe kreu i FSHP-së, Elez Gjoza. Tashmë mbeten vetëm për t’u zyrtarizuar datat e aktivitetit, por ajo që ka rëndësi është fakti se Shqipëria do të presë një eveniment të përmasave botërore të peshëngritjes, pikërisht të sportit më të suksesshëm të vendit në arenën ndërkombëtare, që ka sjellë medalje të shumta Europiane dhe Botërore.

Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, gjatë qëndrimit në Tashkent është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Uzbekistanit, ku dhe ka marrë titull mirënjohjeje për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit