Home Aktualitet Shqipëria jo ...

Shqipëria jo shumë e prekur nga varianti ”Delta”, eksperti: Popullsia e imunizuar

60
0

Për ekspertin e shëndetit publik, Erion Dasho, Shqipëria po kalon një situatë më pozitive të infektimeve nga varianti Delta krahasuar me vendet e rajonit, për shkak se shumica e popullsisë e ka kaluar më parë Covid-19.

Dasho e konsideroi “problem kronik” mos-deklarimin e saktë të shifrave zyrtare të pandemisë në Shqipëri. Por ai këmbënguli se edhe nëse shifrat reale mund të jenë disa herë më të larta, sërish vendi ynë po kalon “situatë më pozitive” se vendet fqinje.

“Ky numër i madh rastesh apo vdekjesh [që raportohen aktualisht]… por edhe nëse është disa herë më shumë [në raport nga çfarë raportohet], është sërish më pak se vendet fqinje”.

Sipas ekspertit hapi më i mirë që është bërë deri më tani, është kalimi i vaksinimit nga “vaksinat kineze” te “vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca”. Dasho theksoi se kjo ofron më tepër garanci dhe bëri apel që qytetarët të vaksinohen sa më tepër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit