Home Sporti Shqipëria kër...

Shqipëria kërkon fitore në testin miqësor ndaj Estonisë, hapësira për të rinjtë

62
0

Shqipëria kërkon të harrojë sa më parë zhgënjimin ndaj Izraelit, teksa sonte në mbrëmje në orën 18:00 do të sfidojë në një test miqësor Estoninë në “Air Albania”.

Edi Reja ka bërë ndryshime të shumta pas paraqitjeve zhgënjyese në dy takimet e Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, në të cilët morëm vetëm një pikë.

Trajneri italian ka ftuar disa lojtarë të rinj si Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni, Kevin Haveri dhe Adrian Bajrami.

Ndaj Estonisë do të luajmë për herë të katërt, ku kemi një bilanc prej dy barazimesh dhe një fitore, gjithmonë sfida miqësore. Në 2003 kemi fituar 2-0 me golat e Adrian Aliajt dhe Alban Bushit, ndërkohë që një vit më vonë barazuam 1-1, por me gol të Aliajt. Në 2009 barazuam pa gola.

Formacioni – Skema mbetet e njëjta 3-5-2, por me shumë ndryshime në lojtarë. Selmani do të mbrojë portën, ndërkohë që në mbrojtje para tij do rreshtohen Hoxhollari, Bajrami dhe Mihaj. Hysaj dhe Lenjani pritet të luajnë nga krahët, ndërkohë që në mesfushë Abrashi mund të mbetet në fushë i mbështetur nga Çekiçi dhe Ramadani. Dyshja e sulmit do të jetë Vrioni dhe Broja.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit