Home Aktualitet Shqiperia mba...

Shqiperia mbas zjarreve

27
0

Prof. Pandi Zdruli, Insituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali
Mua më shqetësojnë patjetër zjarret kudo ndodhin, por më shumë akoma ajo që mund të ndodhe kur ato të shuhen. Ballkani njihet si “qendra Europiane e erozionit të tokës” dhe për fat të keq Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës. Çdo vit qindra tonë dherash gërryhen dhe mbushin rezervuaret ujitës, shumë prej të cilëve tashmë kanë dalë jashtë përdorimit dhe dëmtojnë tokën bujqësore që e kemi me pakicë. Për më tepër efektet e këtij procesi shkatërrimtar ndikojnë edhe në ndryshimin e vijës bregdetare dhe të erozionit detar, një fenomen tepër i njohur për ne.
Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në përshpejtimin apo parandalimin e erozionit të tokës, por mbulesa bimore është nga më të rëndësishmet. Kur ajo digjet apo shkatërrohet, shtresa më pjellore e tokës mbetet e zbuluar dhe tepër e ndjeshme ndaj shirave të rrëmbyeshëm që do të fillojnë në vjeshtë e dimër. Eshtë njësoj si te ecesh zbathur mbi prush. Nuk duhet te cuditemi qe do te kemi permbytje edhe me masive si dhe rreshqitje dherash ne zonat e djegura pasi furia e ujit nuk mund te ndalet ne nje toke te djegur dhe pa mbulese bimore.
Prandaj duhet pa tjeter qe kur emergjenca e shuarjes se zjarreve te mbaroje, nje tjeter duhet te filloje: ajo e ri-pyllezimeve, rigjenerimi i mbuleses bimore, dhe mundesisht ndertimi i brezave mbrojtes ne shtratet e perrenjve malore dhe te tokave te pjerreta nga edhe fillon gerryerja. Duhet patjeter qe zonat e djegura te lihen ne “paqe” dhe natyra te beje punen e saj per ringjalljen e jetes bimore dhe te biodiversitetit. Do duhet kohe, por kjo do te vije. Duhet gjithashtu qe kullotja e tyre te mos lejohet te pakten per 2-3 vjet deri sa ekosistemi te rimarre disi veten. Ashtu sic u ndalua gjuetia. Do ishte ndoshta edhe pergjigja me e mire per te gjithe ata qe i vene zjarrin pyjeve, shkurreve e kullotave me pretendimin per nje kullote me te mire vitin qe vjen apo ti hapin rrugen ndertimeve. Kushdo duhet ta kuptojne se ka nje cmim per cdo veprim mbi natyren. Ne se duam qe te Shqiperia te behet nje destinacion turistik duhet patjeter ti ruajme keto burime natyrore me cdo kusht. Si mund te ishte Dardha pa pyjet qe e rrethojne.
Duhet patjeter qe trendin pozitiv te rigjallerimit te vegjetacionit ne Shqiperi, ndoshta nga largimi i banoreve te zonave malore, ulja e numrit te krereve te bagetive imta, apo masat per mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa kriter ta mbeshtesim me te gjitha menyrat. Ne te kundert do te jete natyra qe do te hakmerret shume keq ndaj nesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit