Home Aktualitet Shqipëria pa ...

Shqipëria pa masa anti-covid, mjekët: Pandemia nuk ka mbaruar

53
0

Mjekët e familjes tregojnë se pranë qendrave shëndetësore çdo ditë ka raste me Covid por nënvariantet e Omicron nuk kapen nga testi i shpejtë.

Sipas tyre edhe ato shqetësime që shumë qytetarë mund t’i cilësojnë si viroza apo alergji të stinës, në të shumtën e rasteve janë infektime nga koronavirusi.

Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv dhe spitalit Covid thekson rëndësinë e procesit të vaksinimit, pasi pandemia ende nuk ka mbaruar.

Pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve për aplikimin e dozës së katërt anti-Covid, mjekët e familjes kanë nisur hartimin e listave për njoftimin e personave mbi 60 vjeç me probleme shëndetësore të cilët kanë më shumë se 4 muaj nga kryerja e dozës së tretë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit