Home Aktualitet Shqipëria për...

Shqipëria përballet sonte me Çekinë, ky pritet të jetë formacioni që do të hedhë në fushë Sylvinho

73
0

Sonte në mbrëmje Shqipëria luan një ndeshje të rëndësishme për ëndrrën e madhe për të shkuar sërish në Europian. Kuqezinjtë do të luajnë në orën 20:45 me Çekinë në “Fortuna Arena”, kurse ndaj Polonise tri ditë më vonë në Tiranë, çka e bën edhe më të rëndësishme ndeshjen e sotme.

Në seancën e drejtuar nga trajneri Sylvinho dominoi klima pozitive. Lojtarët u shfaqën shumë të qetë në prag të një ndeshjeje që mund të jetë shumë domethënëse për fatet e rrugëtimit kuqezi në eliminatoret e Euro 2024.

Sylvinho me shumë mundësi do të luajë me skemën 4-3-3. Dhe pavarësisht shumë sugjerimeve të reja në ditët e fundit rezulton se tekniku brazilian do të hedhë në fushën e lojës të njëjtët lojtarë si në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Në portë do të jetë Etrit Berisha që do ta nisë nga minuta e parë në portë. 34-vjecari vjen pas një momenti të mirë, pasi të dielën luajti si titullar me Empolin ndaj Juventusit. Në repartin e mbrojtjes do të jenë të vendosur, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Mesfusha do t’i besohet Ylber Ramadanit, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira me Leccen. Si dhe Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. Në sulm do të jetë Asani, Uzuni në mbështetje të Cikalleshit.

Sonte duhet patjetër një pikë në Çeki që me pas të jemi përballë Polonisë me të sigurtë drejt Europianit.

Ja tabela e klasifikimit momental në grupin e Shqipërisë:

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit