Home Sporti Shqipëria U-1...

Shqipëria U-17 triumfon me përmbysje ndaj Sllovenisë, vendosin golat e Gabriel Kullës  

29
0

Shqipëria U-17 triumfoi me përmbysje në ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë U-17 në Ajdovščina Slloveni, sfidë që përfundoi 2-1 për kuqezinjtë. Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Gabriel Kulla, i cili shënoi dy gola me fanellën kuqezi në sfidën ndaj Sllovenisë U-17. Kjo ishte edhe ndeshja e parë me ekipin Kombëtar U-17 për trajnerin Bledi Shkëmbi që debuton kështu me fitore.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Megjithatë pas disa minutave, Sllovenia gjeti golin në të 21-të me Videnović Denis.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe ja doli mbanë të barazonte rezultatin në minutën e 41-të me Gabriel Kullën. Sulmuesi pasi avancoi drejt zonës kundërshtare u pengua nga mbrojtësi i Sllovenisë dhe arbitri kyresor akordoi penallti. Nga pikë e bardhë e 11-metrave Gabriel Kulla goditi saktë dhe barazoi rezultatin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Në pjeswn e dytë, Shqipëria ishte më kërkuese në lojë dhe ja doli mbanë të merrte avantazhin në minutën e 72-të. Sërish Gabriel Kulla me një lëvizje të bukur shmangu mbrojtësin kundërshtar dhe goditi saktë duke realizuar golin e dytë për Shqipërinë. Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria triumfoi në Ajdovščina Slloveni me rezultatin 2-1.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit