Home Aktualitet Shqipëria zgj...

Shqipëria zgjohet “e ngrirë”, në Vermosh u shënua -17 gradë

742
0

Shqipëria është zgjuar këtë të dielë me një mot të acartë, ku pothuajse në të gjithë vendin nga ngrica.

Në Korçë akulli ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët sidomos në rrugët dytësore në qytet dhe hapësira të tjera publike. Rrugët kombëtare janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë me vete goma dimri dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat e juglindjes.

Në zonat e Librazhdit, Prenjasit dhe Gramshit nga akulli në rrugë ka vështirësuar lëvizjet me makinë. Në këto zona është regjistruar temperatura minus 13 gradë gjatë të shtunës. Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë.

Në zonën e Vermoshit u shënua temperatura minus 17 gradë, rrugët janë të hapura por këshillohet që në zonat e Malësisë së Madhe, Fushë-Arrëz dhe Pukë, drejtuesit e mjeteve të kenë me vete zinxhirë dhe goma dimri.

Për shkak të të ftohtit shkollat nuk do të hapen gjatë ditës së hënë deri të mërkurën, ku tregon pamundësinë për të ngrohur klasat për fëmijët sidomos në qytete.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit