Home Aktualitet Shqipërisë i ...

Shqipërisë i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar zyrtarisht për në Gjermani

32
0

Shqipëria është me një këmbë në Europianin që do të luhet verën e ardhshme në Gjermani, teksa deri më tani ka pasur një rrugëtim thuajse perfekt. Dy fitoret e fundit në “Air Albania”, 2-0 me Poloninë dhe 3-0 me Çekinë, praktikisht i kanë kualifikuar kuqezinjtë në eventin madhor të futbollit të Kontinentit të Vjetër.

Në dy ndeshjet e mbetura, do të na mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin si vendi i dytë. Po le të bëjmë një kalkulim të sigutatave të mundshme.

Më 15 tetor Çekia pritet të marrë 3 pikët e radhës ndaj Ishujve Faroe dhe të shkojë në kuotën e 11 pikëve. Polonia synon fitoren ndaj Moldavisë dhe të shkojë në kuotën e 12 pikëve. Më 17 nëntor më pas do të kemi një përballje direkte mes Polonisë dhe Çekisë, ndërkohë që tri ditë më vonë Çekia pret Moldavinë.

Në çdo skenar të mundshëm, edhe më negativin, Kombëtares sonë i duhet vetëm një pikë për kualifikim si e dyta, ndërkohë që shanset janë shumë më të mëdha për vendin e parë. Më 17 nëntor do të luajmë në transfertën ndaj Moldavisë dhe më pa do të presë në shtëpi Ishujt fare. Ka dhe skenare shumë më pozitive, ku me barazime mund të nisim festën që në datën 15 tetor.

Grupi E – Ndeshjet

(15 tetor)      

Çeki – Ishujt Faroe

Poloni – Moldavi

(17 nëntor)     

Moldavi – Shqipëri

Poloni – Çeki

(20 nëntor)    

Shqipëri – Ishujt Faroe

Çeki – Moldavi

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit