Home Aktualitet Shqiptarët ka...

Shqiptarët kapen me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro

21
0

2 shqiptarë janë arrestuar nga karabinerët e Trevisos. Ata janë arrestuar në flagrancë, teksa policia iu ka gjetur 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro para cash. Së bashku me ta është vënë në pranga edhe pronari i shtëpisë në Silea, një shtetas italian.

Për disa kohë karabinierët kishin monitoruar lëvizjet e dyshimta të grupit dhe makinave që hynin dhe dilnin pranë vileë së izoluar në Silea. Sapo hynë në banesën e shqiptarëve, efektivët ndjenë një erë shumë të fortë marihuane.

Pas kontrollit që vazhdoi gjatë gjithë natës, u gjetën 49 kg kanabis, 8 kg marihuanë, 35 gram heroinë dhe 96 doza ekstazi. Po ashtu u gjetën mjete që shërbejnë për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike, paratë cash si dhe disa fletore ku shënoheshin me numra dhe emra të koduar të dhënat e klientëve dhe sasia e shitur.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Trevisos dhe tashmë janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit