Home Aktualitet Shqiptarët të...

Shqiptarët të parët për azil në Britani, me arsyen ”jemi viktima të trafikut”

96
0

Në Angli shtypi nuk po pushon së shkruari për shqiptarët, ku duket sikur është kthyer në një trend të momentit fjala ”Albanian”. Gazeta “Daily Telegraph”, shkruan se 1130 shqiptarë pretendojnë se janë viktima të trafikimit, duke tejkaluar të gjithë shtetasit e vendeve të tjerë që mbërrijnë në Britani, dhe kështu ata pretendojnë që të përfitojnë azil për të qëndruar.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit, shprehen se përpjekjet e tyre për të çmontuar shtëpitë e barit të drejtuara nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë raste të shumta të punëtorëve që pretendojnë se janë viktima të shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel thotë se po rishikon urgjentisht legjislacionin kundër trafikimit për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në Britani.

“Statistikat e sotme tregojnë sesa i shfrytëzuar është bërë sistemi. Priti po reformon sistemin për të goditur përfundimisht abuzimin duke mbrojtur viktimat e vërtetë”,– tha një burim qeveritar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit