Home Aktualitet Shqiptarja sh...

Shqiptarja shpallet kampione europe, por ngre flamurin e Greqisë

3424
0

Një tjetër shqiptare u shpall kampione europe në kampionatin që po mbahet në Mynih. Elina Xhengo, e lindur në Greqi dhe që garon për flamurin e këtij shteti, fitoi medaljen e artë në hedhje shtize.

Xhengo regjistroi rezultatin 65:81 metra në gjuajtjen e dytë dhe asnjëra prej rivaleve nuk iu afrua asaj. Distanca më e afërt me Xhengon ishte 4 metra.

Atletja Xhengo i dha Greqisë medaljen e katërt të artë në Europian, duke u bërë edhe kampiona më e re në Europë në hedhje shtize, 19 vjeçe e 350 ditë. Rekord që mbahej që prej vitit 1962.

Ajo është njëhohësisht edhe sportistja më e re greke që shpallet kampione europe. Elina Xhengo vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Ajo lindi në Greqi në vitin 2002.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit