Home Aktualitet Shtëpi bari n...

Shtëpi bari në Shkodër. Gruaja nga Tirana rekrutonte punëtoret për përpunimin e kanabisit. Në pranga 6 anëtarë të një familjeje

102
0

Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.

Burime zyrtare thanë se shtëpia ku u gjet lënda narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis, ishtë në pronësi të 31-vjecarit P. Gjoni, ndërsa në të u arrestuan në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 persona, të gjitha gra.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht D. Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z. Gjoni., 56 vjeç dhe A. Gjoni, 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: E. Gjoni, 24 vjeç, R. Gioni 22 vjeç dhe P. Gjoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gioni., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. Gjoni. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gjoni 31 vjeç 31 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit