Home Aktualitet Shtetet e Bas...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246 vjetorin e Pavarësisë

33
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën më të rëndësishme në historinë e tyre, Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA.

Në vitin 1776, kolonitë e asaj kohe, fillimisht 13, u shkëputën nga qeverisja britanike. Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është një ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi.

Përpara vitit 1776,  kolonitë i nënshtroheshin ligjit britanik dhe duhej të paguanin detyrime të larta për importin e mallrave si sheqeri, kafeja, çaji ose pijet alkoolike. Ky skenar krijoi një pakënaqësi në rritje për kurorën britanike, duke çuar në këtë ngjarje historike.

Diplomati i njohur i shtetit, Thomas Jefferson së bashku me filozofin politik Benjamin Franklin ishin ndër emrat e shumtë që hoqën dorë nga sundimi britanik dhe i shpallën kolonitë e Amerikës së Veriut si shtete të lira.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit