Home Sporti Shtohet numri...

Shtohet numri i ekipeve që duan Armando Brojën, në garë edhe Ajaxi

88
0

Armando Broja është një nga emrat më të kërkuar në Angli. Së fundmi listës së ekipeve që e duan për sezonin e ri sipas Sky Sport u është bashkuar edhe Ajaxi.

Skuadra holandeze e shikojnë sulmuesin kuqezi si alternativën e duhur për të zëvendësuar sulmuesin Sebastian Haller i cili zyrtarizohet te Dortmund për pak ditë. Palët janë futur menjëherë në bisedime dhe sinjalet janë pozitive. Blutë e Londrës e vlerësojnë sulmuesin të paktën 30 milionë paund ndërsa holandezët kërkojnë ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerje, hipotezë që mund te vlerësohet nga ana e Chelsea-t.

Neëcastle për momentin shihet më e favorizuar për shkak se është gati të investojë për Brojën, por nuk mungon interesi dhe nga Arsenal, Napoli, Dortmund, West Hem, Ajax e shumë të tjerë. 20-vjeçari ka ende katër vite të tjera kontratë në “Stamford Bridge”, por nuk dihet nëse është në planet e Tuchel për sezonin e rij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit