Home Aktualitet Shtyhet seanc...

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, mungoi dëshmitari Arsen Gjuti

18
0

Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për masakrën e Lushnjës. Shkak për shtyrjen e seancës më datë 19 tetor, është bërë mungesa e dëshmitarit Arsen Gjuti, i cili nuk ishte njoftuar.

E pranishme në seancë ka qenë edhe prokurorja Doloreza Musabelliu, qe sipas dëshmisë se të penduarit Artan Tafani, ka qenë në shenjëstër të bandës se Haxhiut, për ta eliminuar.

Në seancë pati debate mes paleve pasi Laert Haxhiu ka refuzuar që të marrë dijeni për seancën e sotme nëpërmjet oficerit të kontaktit. Fillimisht ka pretenduar se është i sëmurë me Covid dhe më pas ka refuzuar takimin me agjentin.

Laert Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësues të ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos ne Athinë, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës në 2017.

Në seancen e së enjtes avokati Detar Hysi i kërkoi gjykatës që të njoftohej edhe njëherë Haxhiu, por gjykata këmbënguli që procesi të vijonte duke deklaruar mungesën e të akuzuarit duke urdhëruar edhe avokatin që të mos dilte nga salla e gjyqit.

Më pas avokati Hysi kërkoi të hiqte dore nga mbrojtja, por për disa herë u refuzua nga gjykata.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit