Home Kronike Shuhet në mos...

Shuhet në moshën 80-vjeçare Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës

732
0

Shuhet në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i ka marrë jetën këtë të enjte. Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Në vitin 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo, ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë.

Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllime, ndërsa thekon se kontributi i Kalos është i paçmuar për mjekësinë, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit