Home Aktualitet Si do të ndah...

Si do të ndahen 88 mld dollarë që Elizabeth II la trashëgimi! Harry nuk do të gëzojë asgjë, Kate Middleton “fatlume”

1257
0

Si do të ndahen 88 miliardë dollarë që Elizabeth II u la trashëgimi fëmijëve dhe nipërve të saj? Një gjë është e sigurt, që princ Harry nuk do të gëzojë asnjë qindarkë. Mediat britanike kanë mësuar se princi rebel që pas martesës së tij me Meghan Markle dhe u largua drejt SHBA-së duke hequr dorë nga kurora, nuk është i përfshirë në testamentin e mbretëreshës.

Ndonëse sipas ligjit testamenti i mbretëreshës do të mbahet seksret për 90 vite, mediat në Britani kanë arritur që të mësojnë disa detaje. Sipas “Star” dhe “International Business Time” , Mbretëresha ka ndryshuar testamentin gushtin e kaluar duke hequr nga lista princ Harry-in, por edhe fëmijët e tij Lillibeth Diana lindur në 2021 dhe Archie, në 2019. Në fjalimin e tij të parë, edhe mbreti Charles III u duk sikur do të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj djalit të tij. Charles III tha “unë shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit.”

Shumë i kanë interpretuar si fjalë diplomatike, por edhe një thirrje për të vazhduar jetën jashtë Britanisë së Madhe.

Trashëgimia e Mbretëreshës përfshin jo vetëm miliona dollarët që mori Elizabeta II, por edhe 85 milionët që ajo mori me vdekjen e Nënës Mbretëreshë, Elizabeth BoWes-Lyon, dhe 12 milionët e marë pas vdekjes së bashkëshortes së saj, Princit Philip Duka i Edinburgut. Së fundi, 300 bizhuteritë personale të Mbretëreshës, sipas thashethemeve do t’i kalojnë vetëm Kate Middleton, gruaja e Princit William dhe vajzës së tyre Charlotte. Bëhet fjalë për bizhuteri që janë rubin, diamante, perla dhe flori.

Harry dhe Meghan gdhendën një brazdë me monarki gjatë viteve të fundit të Elizabeth. Ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në një mënyrë të bujshme. Më pas situata u përkeqësua. Intervista e dhënë ekskluzivisht për Oprah Winfrey tregonte për racizmin ndaj Meghan në Shtëpinë Mbretërore. U deshën të gjitha artet diplomatike të Mbretëreshës për të kaluar krizën. Pas vdekjes së mbretëreshës, ende nuk dihet nëse Meghan do të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës me bashkëshortin e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit