Home Aktualitet Si do ti fito...

Si do ti fitojë zgjedhjet në 2025? Basha: Me një kulturë të re politike

101
0

Një tjetër pyetje që ka marrë Lulzim Basha nga ndjekësit në Instagram, është edhe për zgjedhjet e 2025. Ai thotë se do të sjellë një kulturë të re politike, me figura që kanë reputacion në shoqëri.

“Me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, me një ekip të përbërë me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri që gëzojnë besimin tuaj.

Kjo do të jetë oferta jonë, është në dorën tuaj të zgjidhni ofertën më të mirë, Partia Demokratike do të jetë kjo ofertë në zgjedhjet e ardhshme. Me një kulturë të re politike që do të bashkojë të gjithë energjitë pozitive të shoqërisë, do të bëjë të mundur ndryshimin që duam të gjithë.

Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”,-tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit