Home ShendetI Si ndikon dri...

Si ndikon drita e televizorit në dhomë gjatë gjumit dhe efektet shëndetësore që shkakton

75
0

Të fjeturit gjumë me televizorin ndezur lidhet me disa efekte shëndetësore që mund të çojnë në vdekje të parakoshme.

Sipas një studimi të ri, të fjeturit gjumë me një ndriçim sado të vogël të dhomës gjatë natës mund të dëmtojnë sistemin tuaj kardiovaskular.

Mjekia Phyllis Zee dhe ekipi i saj ekzaminuan rolin e dritës gjatë gjumit tek të rriturit e shëndetshëm të moshës 63 deri në 84 vjeç.

Sipas studimit, të fjeturit vetëm një natë të vetme me dritë të zbehtë, si për shembull drita e televizorit, rrit sheqerin në gjak dhe rrahjet e zemrës tek njerëzit gjatë gjumit.

Ekspozimi ndaj dritës gjatë kohës që gjumit lidhet me prevalencë të lartë të diabetit, obezitetit dhe hipertensionit si te burrat, ashtu edhe tek gratë e moshuara.

Studiuesit zbuluan se rezistenca ndaj insulinës ndodhte në mëngjes pasi njerëzit flinin në një dhomë me dritë.

Rezistenca ndaj insulinës ndodh kur qelizat në muskuj, në dhjam dhe mëlçi nuk reagojnë mirë ndaj insulinës dhe nuk janë të afta të përdorin glukozën në gjak për të furnizuar trupin me energji.

Për ta kompensuar atë, pankreasi prodhon më shumë insulinë dhe sheqeri në gjak rritet me kalimin e kohës.

Mjekia Phyllis Zee tha se më pak gjysma e personave të marrë në studim flinin në errësirë të paktën pesë orë çdo ditë.

“Më shumë se 53% flinin me dritë në dhomë gjatë natës”, tregoi ajo.

Mjekja shtoi se njerëzit që flenë me ambientin e dhomës të ndriçuar bien më vonë në gjumë dhe po ashtu zgjohen më vonë.

“Ne e dimë se ata që flenë vonë kanë tendencë të kenë gjithashtu një rrezik më të lartë për çrregullime kardiovaskulare dhe metabolike. Njerëzit duhet të bëjnë çmos për të shmangur ose minimizuar sasinë e dritës ndaj të cilës ekspozohen gjatë gjumit,” këshilloi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit