Home Sporti Sirena alarmi...

Sirena alarmi te Reali, Luka Modric rrezikon të mungojë ndaj City-it

82
0

Sirena alarmi në shtëpinë e Real Madridit. Luka Modric, së fundmi ka pësuar një dëmtim muskulor në duelin ndaj Girona-s në kampionat, ndaj me siguri nuk do të jetë kundër Almerias dhe Real Sociedadit si dhe ka pa gjasa që të rikuperohet për finalen e Kupës së Mbretit, të planifikuar që të luhet më 6 maj.

Kur kanë mbetur 11 ditë para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t, shqetësimi po rritet për Carlo Ancelottin, duke qenë se kroati është një lojtar kyç për trajnerin italian.

Mungesa e tij është shumë e rëndësishme, pasi një lojtarë tjetër nuk i ka kualitetet e yllit kroat, i cili prej vitesh luan rolin e liderit së bashku me Toni Kroos. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit