Home Aktualitet Sistemi MEMEX...

Sistemi MEMEX, në listën del edhe Stresi, Noizy dhe ambientalisti Sazan Guri

253
0

Shqipëria prej kohësh është nën sulmet e hakerave nga Irani. Grupi ka arritur që të përvetësojnë sistemin MEMEX, një nga sistemet kyç brenda Policisë së Shtetit. Materiali i publikuar përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Në listën e hakerave gjenden edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri.

Në listë gjendet edhe Voltana Ademi, ish-deputetei i PD Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjithashtu edhe gazetarë si Armand Shkullaku apo edhe aktivisti Adriatik Lapaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit