Home Aktualitet Situata kiber...

Situata kibernetike, Irani po na sulmon sërish

94
0

Sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shteti islamik i Iranit që goditën platformëm e-Albania dhe sistemet e policisë vitin e kaluar, treguan rëndësinë e madhe që ka siguria kibernetike dhe investimi në teknologji dhe kapacitete. Top Channel ka mësuar se këto sulme janë pasuar me shume sulme të tjera që kanë targetuar institucionet qeveritare, bankare dhe sisteme te tjera por falë mbrojtjes hakerat nuk kanë mundur të depërtojnë.

“Ndeshemi përditë me sulme kibernetike. Në laboratorët tanë kibernetikë arrijmë të identifikojmë në 60% të rasteve se këto sulme vijnë nga Irani. Në 40% të rasteve të tjera është vështirë të identifikohen sepse hakerat përdorin teknika maskimi. Nga analiza paraprake të del se sulmi vjen nga një vend mik por më pas zbulon se në këtë vend është hostuar armiku”,-tha Igli Tafa, Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike

Institucionet shqiptare falë ndërgjegjësimit dhe angazhimit 24/7 kanë mundur ti bëjnë ballë këtyre sulmeve duke treguar se niveli i sigurisë kibernetike është rritur ndjeshëm nga një vit më parë. Para disa ditësh në Shqipëri u bë një stërvitje kibernetike e organizuar nga Estonia ku morën pjesë gjithë vendet e rajonit.

“Skuadrat ndaheshin në sulmuese, mbrojtëse dhe skuadra që analizonin raportet. Shqipëria doli në vend të parë. Kjo tregon për seriozitetin në investimet e kryera për sigurinë kibernetike”,-tha Igli Tafa, Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit